Shahini: Mbyllim shkollat, mësuesit të hapin klasa virtuale, në celularë ose rrjetet sociale
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar sot në një konferencë shtypi për mbylljen e institucioneve arsimore në vend për dy javë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, deri më 23 mars.
Shahini tha se mësuesit do të orientojnë nxënësit për të mësuar nga shtëpia me anë të telefonave. Mësuesit mund të përgatisin mësimin me video dhe të hapin klasa virtuale në What App ose në rrjete sociale.
E vështirë do të jetë për Maturën Shtetërore, – tha Shahini, – por Ministria e Arsimit do të japë udhëzime në internet hap pas hapi për mënyrën se si do të vazhdojë mësimi. Kjo, për shkak se nxënësit ende nuk kanë përmbushur orët e pazhvilluara për shkak të tërmetit.”