Shahini: Qeveria do japë libra shkollorë falas edhe për nxënësit shqiptarë në Serbi

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dhënë lajmin se nxënësve shqiptarë në Serbi do u jepen libra falas. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministrja shprehet se qeveria shqiptare është shumë pranë shqiptarëve që jetojnë atje, me qëllimin e arsimimit sa më cilësor në gjuhën shqipe.

“Në vazhdën e punëve të mira gjatë 2020-tës është edhe ndihma konkrete ndaj shqiptarëve në Serbi duke i mbështetur me libra shkollorë shqip për arsimin parauniversitar. Shumë më pranë shqiptarëve të Luginës me qëllim ofrimin e arsimit sa më cilësor në gjuhën shqipe”.

SHKARKO APP