Shahini: Secili mësues, plan për mbrojtjen fillestare të nxënësve
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini u takua këtë të hënë me mësuesit e shkollës 9-vjeçare “4 Dëshmorët” në Tiranë, nga ku tha se secili mësues duhet të ketë një plan të mbrojtjes fillestare të nxënësve në klasën e saj si dhe planin e daljes emergjente. ”Në shkollën 9-vjeçare “4 Dëshmorët” Tiranë, me mësuesit që zbatonin udhëzimin tonë të masave që secila shkollë duhet të ndërmarrë në rast tërmeti. Secili mësues duhet të ketë një plan të mbrojtjes fillestare të nxënësve në klasën e saj si dhe planin e daljes emergjente. Këto plane në nivel klase duhet të rakordohen me drejtorin për plan të daljes emergjente në nivel shkolle, i cili printohet dhe postohet në një vend të dukshëm ne korridor. Kjo është puna që po bëjnë mësuesit sot dhe nesër për t’u përgatitur për rifillimin e mësimit”.