Shahini: U ndërtuan 114 shkolla në të gjithë vendin

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini tha sot në Kuvend se me buxhetin e vitit 2018 janë përfunduar rreth 114 shkolla. Në fjalën e saj në seancë ku po diskutohet për projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik për vitin 2018”, ministrja Shahini u shpreh se 600 milionë lekë të reja për librat falas për të gjithë nxënësit nga klasa I-IV për vitin 2018.

”Kemi filluar nismën e librave falas për herë të parë që ka lehtësuar jashtëzakonisht shumë buxhetin familjar për arsimimin e fëmijëve të tyre. 600 milionë lekë të reja për librat falas për të gjithë nxënësit nga klasa I-IV për vitin 2018 dhe pastaj shtuam klasën e pestë për 2019, si dhe për të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta që përfitojnë ose asistencë sociale, fëmijë me aftësi të kufizuar ose që vijnë nga pakicat kombëtare”.

”Janë rritur pagat e mësuesve ashtu siç është premtuar në 2013 çdo vit dhe në 2018 ka patur rritje prej 7% të pagës së mësuesve”. Ministrja Shahini tha se në 2018 janë shtuar 900 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara. ”Për arsimin e lartë ishte fillimi i investimeve në konvikte për studentët, studentët që jetojnë në konvikte që vijnë nga familje me pak të ardhura, mund të kenë familje me asistencë sociale, por ata meritojnë të jetojnë në banesa moderne”.

SHKARKO APP