Shakaja e hidhur me Majkon gjatë vizitës te liderët e UÇK në Hagë: Se mos të mbajnë edhe ty

Pandeli Majko për herë të parë ka rrëfyer detaje nga vizita që së bashku me Rexhep Mejdanin, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi kryen në Hagë më 29 shtator të vitit 2022 për të takuar krerët e UÇK-së. Ai zbuloi se tre Presidentët me shaka i thanë se mos e mbajnë edhe të në Gjykatën Speciale.

“Unë mund të flas por problemi është që po zhvillohet një gjyq në Hagë. Po ka mundësi që duke bërë ndonjë deklaratë edhe mund të më thërrasin atje. Se kur isha bashkë me ish-Presidentët, shakaja që më bënin Presidentet ishte: ‘Pandeli se mos të mbajnë edhe ty këtu’. Kur fillonim ato kontrollet, se kemi kaluar nja tre palë kontrolle për të vajtur për të takuar Hashimin dhe shokët e vetë”,-tha në ”A2cnn”.

Sipas deputetit socialist kjo shaka është pasqyrë e dhimbjes që përjeton kur sheh se ata që drejtuan Luftën Çlirimtare ose kanë qenë dënuar me burg, ose janë aktualisht pas hekurave duke pritur finalizimin e procesit gjyqësor.

SHKARKO APP