Shallvaret, Veliaj: Zgjerim të trotuareve aty ku ka mbi 4 korsi makinash

Zaptimi i hapësirave publike dhe i trotuarëve pas viteve ’90 ka qenë një nga shqetësimet e qytetarëve të Tiranës. Por Bashkia ka nisur punën për rehabilitimin dhe zgjerimin e tyre duke në të mirë të komunitetit.

Sikurse shihni edhe nga këto foto, po punohet për zgjerimin e trotuarëve në rrugën pranë Pallatit të Shallvareve përballë Tajvanit duke lehtësuar kështu lëvizjen e qytetarëve dhe të karrocave për nënat me fëmijë. “Si ju, e di shumë mirë ç’kanë pësuar trotuarët në Tiranë – ngushtuar nga shtesa e sajesa që tani janë hipotekuar e nuk zhbëhen më! Ndaj kemi nisur zgjerimin e trotuareve aty ku ka mbi 4 korsi makinash! Trotuari te Shallvaret jo më monopat rrëzë pemëve, por 4x më i madh”, shkruan Veliaj në twitter.

Zgjerimi i trotuareve po realizohet edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit duke u përmbushur kështu dhe premtimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, për rrugë dhe trotuare në dobi të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?