Shalqi i lirë por pa shije

Shalqiri është fruti më hidratues i stinës së verës. Disa ditë më parë fermerët e Lushnjës thanë se ky frut u ka mbetur pa shitur edhe pse çmimi i tij është tepër i ulët. ”Sot shalqiri po shitet për turp me 10 lek. Dje është shitur 50, 60. 70 lek sot nuk e dimë ja jemi në pritje”, thonë banorët. Qytetarët kanë frikë ta blejnë frutin pasi mendojnë se ngarkesa e madhe me pesticide dhe shartesa me kungull do të ndikojë negativisht tek shëndeti i tyre.

”Unë kam blerë vetëm njehërë edhe s’kam blerë më, mbante era kungull. Çfarë meraku keni? Vetëm shtimin e hormoneve. Ndonjëherë kanë shijë ndonjëherë i hedh se janë si kungull. Ja mendo të gjitha gjërat që blejmë i marim kot sa për të mbushur barkun. Nuk blej më shalqi sepse nuk më ka pëlqyer fare. ”Është komplet bostan nuk ka asnjë lloj shije, asnjë lloj ere shalqiri. Çmimi tani është ulur do ta blini? Cmimi është ulur, por kanë humbur vlerat. E blejnë me frikë. Kur e shikojnë që jashtë është shumë vape u thahet buza dhe vijnë dhe e marrin ndonjë kokërr. Unë kam 28 vjet që tregtoj këtë frut. Sa vjen e rritet cilësia në drejtim të pjekjes. Vite më parë na dilte 10-15% shalqi i bardhë, këto katër vitet e fundit rast i rrallë të dalë ndonjë i papjekur”.

Ardian Citozi, prodhues dhe eksportues i shalqirit thotë se shartesa me kungull nuk e prish shijen e frutit, por ai nuk përjashton edhe rastet abuzive. ”Një gjë e tillë bëhet dhe për shkak të tokave pasi janë të infektuara nga nematodat e tokës.Kungulli rritet në kushte të vështira ku ka nematoda, por kjo nuk ndikon tek shija e frutit. Nëse shalqiri është i kalbur është gabim i fermërit dhe tregtarit që e con atë tek konsumatori”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agronomët tregojnë se përse këtij fruti i mungon shija. “Për të krijuar një prodhimtari të hershme përdoren disa metoda që nuk janë tradicionale për pjekjen e shalqirit. Përdoret shartimi me kungull, përdoren hormone për prodhimin e frutit pa farë. Po ta hapësh një shalqi në mes do të dalë zemra e bardhë dhe e ndryshuar me disa fare ndryshe nga cjemi mësuar. Kjo tregon që aty është përdorur hormon. Fermeri është viktimë e kësaj situate, përgjegjës është shteti pra Shërbimi Këshillimorë që është shumë larg fermerit”, thotë Arben Shyti, agronom. /TCH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?