Shalsi: Reformën në drejtësi nuk e kemi bërë vetëm, por me ndihmën e aleatëve ndërkombëtarë

Ministri i Shtetit dhe Sipërmarrjes Eduard Shalsi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se reformën në drejtësi nuk e ka bërë vetëm maxhoranca, por është bërë me ndihmën e aleatëve më të rëndësishëm të Shqipërisë.

Shalsi thekson se maxhoranca e ka ditur se kjo reformë do të kishte shkopinj nën rrota.

“Do të duhet ta kishim Gjykatën Kushtetuese shumë më herët, por nuk ishin mundësitë. Ka personazhe që nuk besojnë reformat në këtë vend. Ka një maxhorancë në këta vjet që ka marrë përsipër të çojë deri në fund misionin që ka marrë përsipër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne gjithmonë kemi qenë për reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Reformën në drejtësi nuk e kemi bërë vetëm, por bashkë me ekspertë, me SHBA dhe BE. Nuk pritej që reforma të përqafohet nga një pjesë e pjesëtarëve të opozitës. E dinim se do ketë shkopinj mbi rrota”, tha Shalsi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eduard Shalsi nënvizon se ka aktorë që duan ta sabotojnë reformën në drejtësi.

“Ka aktorë që duan ta sabotojnë reformën në drejtësi. Tani që u ngrit Gjykata Kushtetuese, organet e reja të drejtësisë do të funksionojnë normalisht. Sistemi i drejtësisë ishte kapur, sot janë jashtë një pjesë dhe shpresoj që shumë shpejt, shqiptarët të kuptojnë se ka sistem që ndëshkon, pa pyetur se kush je”, deklaroi Shalsi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?