Shano: Shqipërisë do ti duhen edhe 30 vjet për të rikuperuar zollumet e qeverisë Rama

Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano, thotë se vendit do ti duhen të paktën edhe 30 vjet të tjera për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga qeverisja Rama në këto 7 vite.

I ftuar në emisionin “Tempora” në Rtv Ora, Shano tha se është për të ardhur keq që tranzicioni politik po zgjat më shumë se vetë diktatura.

Dritan Shano: Shqipëria do të ketë nevojë për një 30 vjeçar tjetër për të rikuperuar hatarat dhe zollumet që ka bërë kjo qeveri. Më vjen keq që tranzicioni shqiptar po zgjat më shumë se diktatura, shoqëria shqiptare nuk ka pësuar asnjë ndryshimn në këtë 30 vjet, zgjedhim gjithmonë më të lehtën dhe jo më të mirën. Skema jonë e avancimit social është rruga më e lehtë.Kur dalim jashtë si emigrantë u bindemi ligjeve të tjera ne dhe bëhemi dhe model, arrijmë të bëhemi deri dhe përfaqësues politik.

SHKARKO APP