Shano: Zgjedhjet, rast i mirë për t’u ndarë nga e shkuara

Këtë të dielë po mbahen zgjedhjet e përgjithshme  Parlamentare, dhe analisti Dritan Shano i quan tepër të rëndësishme për Shqipërinë, kjo edhe për t’u ndarë nga e shkuara.

“Për vende si Shqipëria, di ta e zgjedhjeve është e rëndësishme. Këto palë zgjedhje shënojnë një rast shumë të mirë që çdokush të ndahet nga e shkuara, e cila nuk është se ka prodhuar një Shqipëri që njerëzve u pëlqen të rrinë.

Përkundrazi, ka prodhuar një Shqipëri që kemi sot, ku i madh e i vogël di emrat e ambasadorëve, i madh e i vogël mbush lotarinë amerikane dhe tenton të larguhet nga ky vend.

Shpresoj që ajo votë që hidhet sot në kuti të ndahet nga e shkuara e tij”, tha Shano i ftuar në A2.

SHKARKO APP