Shantazhonin me video vajzën dhe i merrnin para, dy kushërinjtë bien në kurthin e policisë
Dy kushërinj shantazhonin një vajzë të re përmes disa videove personale. Policia ka vënë në pranga Afrim Kurtin ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij D. Kurti.
Vajza që shantazhohej ishte e dashura e A. Kurtit dhe ky i fundit posedonte video të së resë dhe më pas i ka përdorur për shantazh me qëllim përfitim financiar.
E ndodhur në kushte të vështira, vajza e ka denoncuar rastin në polici dhe ka futur në kurth ish të dashurin, duke i lënë takim për t’i dhënë paratë që kërkonte. Në momentin e dhënies së parave ka ndërhyrë policia duke e arrestuar në flagrancë.
Ndërsa është shpallur në kërkim edhe kushëriri i tij D. Kurti, pasi dyshohet se është i përfshirë gjithashtu në këtë shantazh.