Shapo: Llogaris që në fund të shtatorit të kemi diku te 270-350 vdekje. Të dyfishohet numri i testeve

I ftuar në “Tempora” në RTV Ora, mjeku Laidon Shapo tha se me llogaritë e tij deri në shtator pritet që të ketë diku te 270-350 vdekje.

Sipas tij, gjërat mund të përshkallëzohen në të ardhmen me ritmet që po ecim në raport me pandeminë.

Shapo: Me të dhënat e momentit llogaris që të kemi në fund të shtatorit diku te 270-350 vdekje minimalisht, nuk është çudi që gjërat të përshkallëzohen. Teste nuk kemi, nuk kemi as popullatën që nuk vendos maska, por t’i shikon se edhe në mbledhje qeveritare nuk vendosen maska.

Shapo tha se infektimet në QSUT janë kthyer në një vatër përhapëse infektuese, pasi aty ka reparte që trajtojnë edhe persona me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Shapo: Infektimet në QSUT në surin e njerëzve duket sikur janë një numër i vogël. Nuk është kaq e thjeshtë. Kur ndodh një gjë e tillë, duhet të parasysh se kemi repartet që kanë ngarkesë të lartë virale. 

Këto reparte sëmurin si personale, po ashtu edhe persona me sëmundje të tjera. Nuk është çudi që një pjesë të jetë infektuar që ta kenë marrë virusin ndërsa janë duke u trajtuar për diçka tjetër. Këta bëhen shpërndarës.

Mjeku Laidon Shapo tha se nuk i ka kërkuar kush ndihmë nga qeveria, pavarësisht se situata e ka të nevojshme sipas tij.

Shapo: Kam që nga fillimi i marsit që kam marrë pjesë në çdo debat dhe jam pjesë e një grupi me 5000 mjekë që kam bërë disa publikime. Nga qeveria nuk më është afruar kërkush për ndihmë. 

Padyshim që kjo situatë ka pasur nevojë për mendim të ekspertëve dhe për këtë më vjen keq që nuk ka ndodhur. Kam kërkuar prej kohësh që të dyfishohet numri i testeve.  

SHKARKO APP