“Sharan”, shkatërrohet grupi kriminal i shpërndarjes së kokainës

 

Policia e Fierit shkatërroi një grup kriminal të shpërndarjes së drogave të forta. Finalizimi me sukses i operacionit antidrogë i koduar “Sharan”, ka çuar pesë persona në pranga, ndërsa janë sekuestruar 241 doza lende narkotike e dyshuar Kokaine.

Të arrestuarit janë:

-Elorjan Bani, 36 vjeç, banues Kuçove

-Alboren Zhuka,24 vjeç, banues Kuçove

-Dritan Curraj ,45 vjeç,banues Vlorë

-Ladi Konomi,55 vjeç, banues në Fier

-Gezim Serdani,47 vjeç,banues në Fier

Tre shtetasit e parë u kapën në flagrancë me një sasi prej 241 dozash lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, me peshe 241 gramë, lënde të cilen e kishin blere nga dy shtetasit nga Fieri.

Gjatë kontrollit të policisë, 5 të arrestuarve iu gjetën dhe sekustruan në cilësinë e provës materiale dy automjete, nje shume prej 3100 Euro,200 dollarë dhe 98000 lekë.

Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar prokurorisë për hetime të mëtejshme për vepren penale “Prodhim e shitje te narkotikeve kryer ne bashkepunim”.

SHKARKO APP