Sharruan hekurat dhe çanë murin. Si u arratisën 5 të burgosurit shqiptarë në Greqi, një prej tyre i dënuar për 3 vrasje
Detaje të reja nga arratisja e 5 të burgosurve shqiptarë në Greqi, të cilët prisnin të transferoheshin në një burg tjetër.
Sipas mediave greke, të burgosurit kanë sharruar hekurat me limë dhe me pas kanë çarë murin me forcë duke përdorur hekurat. Të 5 shqiptarët ishin dënuar për krime të rënda si vrasje, grabitje dhe trafik droge. Madje një prej të dënuarve ishte i akuzuar për 3 vrasje dhe i dënuar 3 herë me burg të përjetshëm. Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tyre.
Ata ndodheshin në policinë qendrore të Hanias, Kretë dhe do të transferoheshin në burgun rural të Agias. Alarmi ra në orët e para të së hënës.