SHBA ashpërson masat antiCovid! Nga 26 janari kushdo që hynë në vend, me test negativ me vete
Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion drejt SHBA-së duhet të ketë një test negativ për COVID-19 me vete.
Njoftimi është bërë nga Ambasada Amerikanë në Tiranë, e cila lajmëron të gjithë qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt SHBA duket të ketë test negativ për OCVID-19 me vete.
“Nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt SHBA, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
COVID është shumë i përhapur në SHBA, me më shumë se 22 milion raste të raportuara deri më tani, duke dhe më shumë se 375,000 viktima. Masat e reja janë krijuar për të parandaluar udhëtarët që të sjellin forma më të reja të virusit për të cilat shkencëtarët thonë se mund të përhapen më lehtë. Urdhri zbatohet për shtetasit amerikan dhe udhëtarët e huaj.