SHBA dhe BE: Gjest i shkëlqyer i Shqipërisë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka përshëndetur veprimin e Shqipërisë, e cila dërgoi ekipin e dytë me 60 infermierë për të ndihmuar shtetin e Italisë. Ambasadori Soreca e konsideron këtë veprim si të shkëlqyer.

“Një tjetër gjest i shkëlqyer solidariteti nga Shqipëria. 60 infermierë shqiptarë fluturuan në Itali për të dhënë kontributin e tyre në luftën kundër Covid-19. Solidariteti është në zemër të vlerave të BE. Faleminderit shumë Shqipëri”.

Vlerësim ka dhënë edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Ajo thekson se Shqipëria meriton një falënderim special për aktin e solidaritetit, që ka treguar me fqinjin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si shtet anëtar i NATO-s në betejën e përbashkët nga Covid-19, një falënderim special Shqipërisë për dërgimin e infermierëve në Itali! Ne jemi NATO”. Paçka se Shqipëria vijon të përballet me pandeminë globale të Covid-19, ajo ka zgjedhur të qëndrojë në krah të Italisë për ta ndihmuar sadopak në këtë gjendje aspak të zakontë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?