SHBA dhuron jelekë antiplumb për Interpolin shqiptar

Byroja e DASH për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës (INL) dhuroi jelekë të rinj anti-plumb dhe veshje taktike për njësinë shqiptare të Interpolit, gjatë një ceremonie të mbajtur dje në selinë e Policisë së Shtetit. Kështu njoftoi sot Ambasada amerikane në Tiranë.

“Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu vlerësoi INL-in për mbështetjen dhe theksoi fushat e ardhshme të bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në trajtimin e përparësive të zbatimit të ligjit, thuhet në njoftim. – Drejtoresha e INL, Julie Craven theksoi punën e rëndësishme që është bërë nga njësia e Interpolit, “Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Shtetet e Bashkuara vlerëson me respekt punën e guximshme dhe me ndikim që është bërë nga oficerët shqiptarë të Interpolit.

Pa përsëritur atë që tha Drejtori i Përgjithshëm, ne mirëpresim vijimin e mbështetjes sonë ndaj përpjekjeve të Policisë së Shtetit për të trajtuar krimin e organizuar ndërkombëtar”.

SHKARKO APP