SHBA e shpall “Non Grata”/ Kikia: Berisha ka rol të rëndësishëm në PD, po kërkohet largimi i tij nga politika

Gazetari Mentor Kikia, ka komentuar shpalljen si person “non-grata’, nga SHBA, ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, me gazetaren Matilda Mcini, Kikia shprehet se Berisha ka pasur një rol të rëndësishëm në Partinë Demokratike, dhe sipas tij SHBA, po bën përpjekje për ta larguar nga politika.

“Nxjerrja e deklaratës sot ka të bëj me kontekstin politik në Shqipëri. Varet si do ta komentojmë apo do ta shikojmë favorin që mund t’i bëhet PD, si përpjekje për ta nxjerrë Sali Berishën tashmë jashtë lojës politike. Është tjetër gjë nëse flitet për akuzat që flitet për korrupsion, nuk është një çështje që i takon DASH që të ngrejë potenca mbi zyrtarë të vendeve tjera, por ajo që mund të bëhet përmes këtyre metodave është skena për ta nxjerrë jashtë lojës politike. Mund të jetë një përpjekje pasi PD është duke mbajtur zgjedhje të brendshme.

Sali Berisha dha dorëheqjen në 2013 por asnjëherë nuk u larguar nga politika. Ai ishte gjithmonë një aktor frymëzues i lëvizjeve që ndodhin brenda PD. Ende nuk është deklaruar ende nëse opozita në shtator do të jetë në Parlament. Mund të ketë ende një alternativë në PD dhe opozitën në tërësi për rrugë radikale të qëndrimit të opozitës.

Po ta shikojmë me vëmendje aty kemi dy element, kemi treguesin e parë që Berisha akuzohet për korrupsion, dhe gjatë kohës që kishte detyrën u ka bërë favore familjes dhe aleatëve politikë. Në dy pika të deklaratës i referohet korrupsionit dhe i referohet përpjekjeve për të penguar drejtësinë për të luftuar drejtësinë për të ndëshkuar korrupsionin për aleatët e tij.”

Kikia shprehet se ky vendim duhet lexuar edhe nga Presidenti Ilir Meta, pasi sipas tij ky i fundit së bashku me Berishën kanë përsëritur herë pas here se kur të vijë opozita në pushtet do të ribëjnë reformën në drejtësi. Më tej, gazetari thekson se këtë vendim e sheh si një përpjekje nga SHBA për të shpërbërë rolin e dyshes Berisha- Meta dhe të ulin tonet e debatit politik.

“Ky telegram duhet lexuar në dy kopje, një kopje për Berishën dhe Metën, pasi aty referohet si aleatët për e Berishës.  Janë ata të dy që kanë ripërsëritur që kur opozita  të vij në pushtet do të ribëjnë reformën në drejtësi, pasi ajo që po zbatohet sot nuk po zbatohet reforma që u votua unanimisht në parlament. Është ky lloj konflikti që në politikën shqiptare ka qenë i hapur, dhe tashmë mendoj se ka një përpjekje nga SHBA për të shpërbërë rolin e dyshes Berisha- Meta, pasi unë mendoj se duan të ulë tonet e këtij debati politik.”

Kikia theksoi se Yuri Kim gjatë fushatës paralajmëroi gjatë fushatës që në listat e kandidatëve për deputetë të mos futen persona të përfshirë në afera kriminale.

“Vlen të përmendet që gjatë fushatës elektorale, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, mori flamurin për të denoncuar apo për të parandaluar përfshirjen e elementëve  të dyshimtë të atyre personave në afera kriminale në listat e kandidatëve për deputetë.

Dhe mori si flamur të kësaj lufte pikërisht Tom Doshin që iu referua me emër. Zonja Kim u pyet se kush janë të tjerët dhe tha se ju mund ti gjeni se kush janë. Duhet të pranojmë se Berisha nuk është Tom Doshi, Berisha është pjesë e historisë së këtyre tre dekadave.”

SHKARKO APP