SHBA, gjithçka gati për betimin e presidentit të ri Donald Trump
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Tramp sot do të inaugurohet si presidenti i 45-të i SHBA-së, ndërsa, siç komentojnë mediat botërore, në Shtëpinë e Bardhë do të hyjë njëjtë siç hyri edhe në garën presidenciale, “sfidues, mjaft i sigurt në politikën e tij dhe pa robërim të traditës”.
Gjatë dhjetë javëve, pasi për çudi të shumicës u zgjodh për president, Tramp e shkeli protokollin diplomatik të vendosur me dekada, i testoi rregullat shumëvjeçare etnike dhe vazhdoi me stil luftues, duke u përgjigjur në çdo tentim për sulm personal, në Twiter ose drejtpërdrejtë.
Për dallim nga paraardhësit e tij, Tramp kaloi mjaft kohë gjatë periudhës së tranzicionit, duke bërë të ditur se i sheh punët më ndryshe, në vend se të ndryshojë për shkak të funksionit, i cili sipas shumicës do të ndryshojë për shkak të tij.
Midis fakteve interesante të ditës së inaugurimit ndahet ajo që sipas Kushtetutës së bërjes së betimit, robërimi i traditës janë të lejuara 35 fjalë, por disa presidentë i rrisin në 39 me atë që shtojnë “Edhe Zoti më ndihmoftë”.
Kur bëhet fjalë për fjalimin e vetëm, shtrohet pyetja nëse Tramp do ta japë porosinë e zakonshme për bashkimin e kombit, do t’ia marrë rolin atij që krijon parregullsi në sistemin e rregullimit ose do të bëjë kombinim prej dy mundësive.
Ndihmësit e Trampit pohojnë se ai kujdes të madh i ka kushtuar fjalimit, se e ka ushtruar në Tramp tauer dhe se mund të pret se do të zgjasë rreth 20 minuta.
Donald Tramp do të nxjerrë një fjalim ‘mjaftë personal’ nga karakteri filozofik në ditën e marrjes së detyrës si president i SHBA-së”, deklaroi dje zëdhënësi i ri i tij Shon Spajser.
Në pajtim me traditën, Tramp fjalimin do ta mbajë në krahun perëndimor të Kapitoll hill, pasi do të betohet si president duke e vendosur dorën mbi Bibël.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet nga kryetari i Gjykatës supreme, Xhon Robert.
Në vitin 2013, gjatë betimit për mandatin e dytë presidencial, Barak Obama e ngriti dorën e djathtë, ndërsa dorën e majtë e vendosi mbi dy Bibla – njëra e shfrytëzuar nga Abraham Linkoln gjatë marrjes së detyrës në vitin 1861, ndërsa e dyta që i takonte Martin Luter King, luftëtari për të drejtat civile gjatë viteve të 50-ta dhe të 60-ta të shekullit të kaluar.
Duke e pas parasysh atë se rivalja e tij në garën presidenciale Hillari Klinton do të ulet në platformën inauguruese me bashkëshortin Bill Klinton, do të jetë interesante të shihet nëse Tramp kundërshtaren e tij do ta përmend gjatë fjalimit dhe nëse do të ketë çfarë do lloj reagimi me të.</p>
Më shumë se tetë mijë njerëz do të marshojnë në paradën nëpër Avenija Pensilvania, ndërsa organizatorët dëshirojnë që parada të zgjasë rreth 90 minuta, me qëllim që Tramp të ketë kohë të mjaftueshme, sepse siç thonë ndihmësit e tij, planifikon të përfundojë “ndonjë punë” në ditën e parë të marrjes së funksionit.
Në çdo inaugurim është e zakonshme të ketë edhe demonstrata, të cilët protestojnë kundër presidentit të ri, ndërsa këtë vit pritet se mund të vijnë edhe më shumë se 200 mijë njerëz.
Tramp u lavdërua me listën e ftesave, duke theksuar se personalitete më të njohura publike në botë do të vijnë nëeuml; inaugurimin e tij.
Himnin do ta këndojë Xheki Evanço, ndërsa do të performojnë edhe Toni Orlando dhe Sem Mur.
Snajperistë të vetmuar, kamionë si armë sulmuese, dronë të armatosur…e gjithë kjo konsiderohet si rrezik i mundshëm sigurie në inaugirimin presidencial të Donald Trampit, në të cilin priten rreth një milionë persona.
Rreth 28.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë në uniformë dhe në civil nga rreth pesëdhjetë shërbime të ndryshme të sigurisë amerikane, duke e përfshirë edhe Shërbimin sekret, Gardën kombëtare, FBI-në, do të sistemohen në Uashington në solemnitetet inauguruese.
Përndryshe, ceremonia do të fillojë me vendosje të kurorës në Varrezat kombëtare në Arlington, do të vazhdojë me dhënie të betimit, pastaj parakalimi i inaugurimit dhe një sërë ballesh, që të fund të përfundojë me meshë në Katedralen kombëtare të shtunën.
Posaçërisht është e ndjeshme dhënia e betimit para hyrjes perëndimore të Kapitolit, ku do të jenë presidenti në largim dhe presidenti i ri, ish-presidentët dhe shumica e funksionarëve nga administrata dhe Kongresi. Ata do të jenë të mbrojtur me xhama antiplumb, ndërsa nëpër pullaze do të jenë të sistemuar snajperistë qeveritarë. FBI në këtë rajon do të ketë detektorë radiacioni, kimik dhe biologjik.
Parakalimi tradicionale nëpër Avenynë Pensilvania nga Kapitoli deri te Shtëpia e bardhë, gjithashtu, do të jetë provim për shërbimin e sigurimit.
KOHA JONË SONDAZH

