SHBA/ Gruaja shqiptare vret burrin me thikë, por nuk dënohet për vrasje

 

Një grua shqiptare që jetonte prej kohësh në Waterbury, në Vermont të Shteteve e Bashkuara, akuzohet për vrasje pa paramendim  pasi qëlloi për vdekje të shoqin.

Shqiptarja 34 – vjeçarja Anila Keço akuzohet se qëlloi me thikë në stomak të shoqin Valmir Keço, i cili ndërroi jetë nga plaga e marrë.

Avokati i Anila Keço tha se klientja e tij ishte viktimë e dhunës së përsëritur nga i shoqi.

Më tej ai shtoi se ajo asnjëherë nuk kishte patur qëllim vrasjen e tij. Mediat amerikane shkruajnë se ishte kjo arsyeja që nuk u dënua për vrasje me paramendim.

Keço dorëzoi garancinë prej 200 mijë dollarësh dhe u largua nga salla e gjyqit pa thënë asnjë fjalë. Seanca gjyqësore e radhës do të zhvillohet në fillim të muajit janar.

Sakaq, në momentin e krimit, dy vajzat 7 dhe 10 – vjeçe të familjes Keço nuk ndodheshin në shtëpi, në kohën kur ndodhi vrasja dhe aktualisht janë nën kujdesin e Departamentit për Fëmijët dhe Familjet.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Anila Keço bashkë me të shoqin do të dilnin për të blerë dhuratat e Krishtlindjes.

Valmiri ishte i pirë dhe i ishte drejtuar dhunshëm asaj, ndërsa në bazë të hetimeve të deritanishme Anila e ka qëlluar atë në kushtet e vetëmbrojtjes.

SHKARKO APP