SHBA-ja dhe Kina zhvillojnë bisedimet e para tregtare në Zvicër
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, dhe përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer do të takohen sot me zëvendëskryeministrin kinez, He Lifeng, në Zvicër – në kuadër të bisedimeve të para midis dy fuqive mes një lufte tregtare që ka shkaktuar pasiguri të përhapur.
Bisedimet në Gjenevë do të monitorohen nga afer. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili vendosi tarifa të përgjithshme prej të paktën 10% për të gjitha importet në vend, gjithashtu taksa shtesë për një mori partnerësh tregtarë, ka shkaktuar trazira të konsiderueshme në tregjet e aksioneve dhe ato financiare.
Ndërsa Trump pezulloi shumë nga tarifat e planifikuara për të lejuar negociatat tregtare, tarifat speciale deri në 145% mbeten në fuqi për mallrat kineze dhe Pekini është kundërpërgjigjur me tarifa deri në 125% për produktet amerikane.
Bisedimet në Gjenevë janë lëvizja e parë nga të dyja palët, të cilat deri më tani kanë kërkuar thjesht të nënkuptojnë se janë në një pozicion më të fortë.
Por, ka indikacione se Uashingtoni mund të jetë i përgatitur të ulë tarifat. //a.i/
KOHA JONË SONDAZH

