SHBA jep lajmin fantastik për Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihmojnë sërish Shqipërinë për të luftuar koronavirusin. Ambasada Amerikane njofton se janë miratuar fonde shtesë për Shqipërinë duke filluar nga ndihma në pajisjen e laboratorëve, rritjen e mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve e më shumë.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19. Këto fonde do të vazhdojnë ndihmën në pajisjen e laboratorëve, rritjen e mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve e më shumë. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale.”, njofton Ambasada Amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?