SHBA kërcënon: Veprim të njëanshëm në rast dështimi të OKB-së në Siri
SHBA-ja do të marrë masa të njëanshme për Sirinë në rast se OKB-ja nuk arrin t’i përgjigjet sulmit kimik të dyshuar që ka shkaktuan të paktën 72 të vdekur, mes të cilëve 20 fëmijë, paralajmëroi sot ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.
“Kur Kombet e Bashkuara dështojnë vazhdimisht në misionin e tyre të veprimit të përbashkët, ka momente në jetën e shteteve ku ne jemi të detyruar të veprojmë vetë”, theksoi Haley, gjatë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për sulmin kundër Khan Cheikhoun, qytet i vogël të provincës rebele të Idleb, në veriperëndim të Sirisë.
“Sa fëmijë duhet ende të vdesin para se Rusia të shqetësohet? (…) Nëse Rusia ka influencën që pretendon në Siri, duhet ta përdorë atë”, theksoi ambasadorja amerikane duke i kërkuar Moskës që t’i japë fund këtyre veprimeve mizore.
Nga ana tjetër administrata e Barack Obama ka refuzuar gjithnjë që të veprojë ushtarakisht në mënyrë të njëanshme, duke privilegjuar rrugën e rezolucioneve të OKB-së kundër regjimit sirian dhe një koalicion ndërkombëtar kundër xhihadistëve.
KOHA JONË SONDAZH

