SHBA ”luftë” me korrupsionin në Shqipëri

Në një periudhë ku korrupsioni është temë e përditshme në Shqipëri dhe një ndër problematikat më të mëdha, edhe karikaturistët janë “frymëzuar” në artin e tyre. ”Koha Ditore” në karikaturën e radhës tregon pengesën e zyrtarëve, politikanëve të lartë nga SHBA-ja. Kujtojmë që ish-ambasadori Donald Lu ka qenë një zë i fortë kundër korrupsionit. Ambasada e SHBA në Shqipëri pengoi disa zyrtarë të lartë që të dilnin jashtë vendit.

Mbrëmjen e djeshme, Gjon Junçaj, ish-këshilltari ligjor kundër korrupsionit ne Ambasaden Amerikane i ka bërë apel Krimeve të Rënda të trajtojnë me seriozitet hetimin ndaj Saimir Tahirit. Në një interviste për emisionin ”31 minuta” në TVSH, para largimit nga vendi, Junçaj që është me origjinë shqiptare nuk harroi të përsëriste se populli këtu meriton t’i shoh politikanët e korruptuar pas hekurave dhe se do kontribuojë në kapjen e tyre.

”Është me rëndësi që po hetohet, por hetime të jenë plota. Të vërtetohet nëse qëndrojnë akuzat. Te bëhet hetim serioz, kjo është ajo që pret populli shqiptar”, deklaroi Junçaj, i cili në fund u bëri thirrje prokurorëve të ndershëm të bëhen pjesë e SPAK-ut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?