SHBA mban rekordin e infektimeve e viktimave nga Covid 19, edhe Turqia pjesë e listës. Ja ku renditet Shqipëria
Universiteti Johns Hopkins ka publikuar të dhënat totale të COVID-19 në botë.
Që prej rastit të parë të infektimit, që përkon me 11 shkurtin e vitit 2021, në total, janë regjistruar 247.129.758 persona të prekur me virusin e rrezikshëm. Prej të cilëve, 5.005.638 për fat të keq kanë ndërruar jetë. Shifra optimiste vijnë nga personat që kanë realizuar vaksinën, të paktën një dozë të saj. Sipas Universitetit Johns Hopkins, në total janë vaksinuar 7.083.377.262 persona, prej të cilëve 115.719.889.334 janë vaksinuar këto 28 ditët e fundit. Shtetet e Bashkuara janë vendi që kanë shënuar më së shumti persona të infektuar dhe viktima.
Në total janë regjistruar 46.091.924 persona të infektuar, ndërsa vdekjet janë 747.033.
E dyta vjen Britania e Madhe, me 9.140.441 persona të infektuar dhe 1.41.098 viktima, ndjekur nga Rusia me 8.417.305 të infektuar dhe 141.098 të vdekur dhe Turqia me 8.061.646 të infektuar dhe 70.828 të vdekur. Sa i përket Shqipërisë, në total, që prej shpërthimit të pandemisë së COVID-19, janë shënuar 185.497 infektime dhe për fat të keq, nuk kanë fituar betejën me virusin 2931 qytetarë.