SHBA mbështet reformën e burgjeve, ambasada: Në shënjestër vendet ku mbahen kriminelët më të mëdhenj
Ambasada amerikane në Tiranë ka zbuluar një pjesë të planeve të SHBA-së për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri. Në një postim në “Facebook”, ambasada publikon një foto nga takimi mes drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili dhe drejtoreshës së Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës kundër drogës në ambasadë.
Bëhet fjalë për një investim fillestar prej 920 mijë dollarësh që do jenë në shërbim të programeve, shënjestër të të cilëve janë burgjet ku mbahen kriminelët më të mëdhenj.
“??️ | Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Julie Craven u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri. Me në investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj.
Investimi i Shteteve të Bashkuara do të forcojë aftësinë e personelit të burgjeve për të ndalur dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm pas hekurave dhe do të aktivizojë procese për të luftuar korrupsionin në sistemin penitenciar. #ShBANdihmonShqiperineTeLuftojeKorrupsionin”, shkruan ambasada amerikane.