SHBA miraton paketën e ndihmës prej 2 milionë dollarësh për shpërndarjen e vaksinës COVAX në 92 shtete, edhe Shqipëria pjesë e listës

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri, përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar, se Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar një shumë prej 2 miliardë dollar për vaksinën anti-COVID, COVAX.

Në këtë paketë ndihme është e përfshire dhe Shqipëria si dhe 92 vende të tjera të botës me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Në njoftim Ambasada thekson se kjo mbështetje është thelbësore për kontrollin e pandemisë, ngadalësimin e shfaqjes së varianteve të reja dhe ndihmën për të rifilluar ekonominë globale.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

| Këtë vit, Shtetet e Bashkuara njoftuan 2 miliardë dollarë fillestarë – nga një total prej 4 miliardë dollarësh të planifikuar – për Angazhimin e Tregut të Përparuar COVAX, për të siguruar që Shqipëria dhe vendet e tjera të marrin vaksinat e COVID-19. Ky kontribut i bën Shtetet e Bashkuara kontribuesin e vetëm më të madh në përgjigjen ndërkombëtare ndaj COVID-19. Kontributet e SHBA për COVAX, përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), do të mbështesin blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave COVID-19 të sigurta dhe efikase për popullatat më të prekshme dhe në rrezik në botë, në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Kjo mbështetje është thelbësore për kontrollin e pandemisë, ngadalësimin e shfaqjes së varianteve të reja dhe ndihmën për të rifilluar ekonominë globale. Siç tha Sekretari Blinken, “Në qoftë se dhe derisa të gjithë në botë të jenë të vaksinuar, atëherë askush nuk është vërtetë i sigurtë”.
Shtetet e Bashkuara kanë punuar ngushtë me aktorët shqiptarë përgjatë kohëzgjatjes së pandemisë, për të forcuar përgjigjen ndaj COVID-19. Deri tani, ndihma totale për COVID-19 e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë ka arritur në më shumë se 2 milion dollarë, duke përfshirë ndihmën në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës, dhurimin e kompleteve për testimin COVID, pajisjeve shumë të nevojshme për kontroll dhe parandalim, sigurimin e transportit për ekipet e gjurmimit, dhurimin e pajisjeve mbrojtëse personale për Policinë Kufitare, shpërndarjen e ventilatorëve të prodhuar në Amerikë dhe shumë më tepër.
Për më shumë informacion mbi veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shëndetin botëror nëpërmjet mbështetjes së COVAX!

🇦🇱 | Këtë vit, Shtetet e Bashkuara njoftuan 2 miliardë dollarë fillestarë – nga një total prej 4 miliardë dollarësh të…

Pubblicato da U.S. Embassy-Tirana su Domenica 21 marzo 2021

SHKARKO APP