SHBA nën pushtetin e tornadove

Më 3 prill 2025, një seri tornadosh goditën disa shtete në jug dhe perëndim të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima.
Në Tennessee, qyteti Selmer u godit drejtpërdrejt nga një tornado e fuqishme në orët e para të mëngjesit. Në Arkansas, një tornado me shumë vorbulla kaloi nëpër qytetin Lake City, duke çuar në shpalljen e një emergjence tornadoje. Në Missouri, komunitetet Advance dhe Delta pësuan dëme të konsiderueshme, ku pati edhe raportime për viktima. Ndërkohë në Mississippi, një tornado pranë zonës Slayden shkaktoi një tjetër emergjencë tornadoje.
Të paktën 7 persona janë deklaruar të vdekur deri tani nga tornado EF-3.
Disa biznese dhe shtëpi kanë marrë dëme të konsiderueshme, të tjera janë zhdukur.
Kryqi i Kuq Amerikan ka hapur një strehë në Qendrën Komunitare Selmer dhe po ofron ushqime të ngrohta për ata që kanë nevojë.
Agjencitë e zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë Selmerit po ndihmojnë me përpjekjet e rimëkëmbjes emergjente, duke përfshirë Departamentin e Policisë Selmer, Patrullën e Autostradës së Tenesit dhe të tjerë.
Kërcënimi i motit të keq nuk ka përfunduar ende. Zyrtarët e urgjencës po u bëjnë thirrje banorëve të jenë vigjilentë pasi priten reshje shiu dhe përmbytje të mundshme gjatë gjithë javës.