SHBA nis “super-agjentin” në Ballkan

Qeveria e SHBA-së do të emërojë një Këshilltar të Përhershëm Ligjor për të rritur kapacitetin për hetime, ndjekje penale dhe gjykime në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë, BeH, Kroacinë, Maqedoninë Veriore, Serbinë dhe Kosovën.

Zyrtari i lartë do të veprojë nga Zagrebi dhe ndihma do të fokusohet kryesisht në mashtrimin e prokurimeve publike, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin e organizuar, dhunën me bazë gjinore dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Këshilltari i Përhershëm Ligjor do të punojë për një periudhë 14-mujore, duke filluar nga prilli 2022, me mundësi vazhdimi, në varësi të fondeve. Ai do të caktohet në Ambasadën Amerikane në Zagreb dhe do të punojë në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë së Kroacisë.

“RLA do të përfaqësojë Ministrinë e Drejtësisë dhe OPDAT në zbatimin e aktiviteteve të asistencës teknike të financuara nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, për të rritur kapacitetin për të hetuar dhe për të ndjekur penalisht rastet që përfshijnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Malin e Zi , Shqipërinë, BeH, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë Veriore dhe Serbinë. Ky është një program rajonal”, thuhet në njoftimin publik.

SHKARKO APP