SHBA njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit
Presidenti amerikan Donald Trump ka njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe ka njoftuar se në këtë qytet do të vendoset selia e re diplomatike e SHBA-së.
Trump e ka komunikuar këtë njoftim përmes një një dalje për mediat nga Shtëpia e Bardhë. Plot 70 vite më parë, pas fundit të dhunshëm të sundimit britanik, kur OKB-ja votoi për ndarjen e Palestinës në shtete hebraike dhe arabe, Jeruzalemi u përkufizua si entitet i veçantë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.
Por në luftën e 1948-s, ai u nda si Berlini gjatë Luftës së Ftohtë, në pjesën perëndimore e lindore, respektivisht nën kontrollin e izraelitëve dhe jordanezëve. 19 vite më vonë, në qershor të 1967-s, Izraeli pushtoi pjesën lindore, duke zgjeruar kufijtë e qytetit e duke e aneksuar atë, në një akt që nuk u njoh kurrë ndërkombëtarisht.
Njohja lidhet me çështje më të mëdha të territorit dhe paqes, e përplaset me kërkesat e palestinezëve që Jeruzalemi lindor të bëhet kryeqyteti i shtetit të pavarur palestinez. Vendimi i ri i Trump nuk do të pritetet mirë nga Palestina dhe shumë vende të tjera të botës arabe, përfshi këtu edhe aleatin e rëndësishëm në NATO, Turqinë.
KOHA JONË SONDAZH

