SHBA: Nuk do ti njohim talebanët si qeveri
Rrëmbimi i shtetit dhe sulmet terroriste në Kabul, janë arsye pse Amerika nuk ka në plan të afërt për të njohur autoritetin e talebanëve në Afganistan.
“BBC” shkruan se sipas sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki është shprehur se qeveria amerikane nuk do të nxitojë për të njohur talebanët.
“Dua të jem vërtet e qartë: nuk ka asnjë nxitim për njohjen e çfarëdo lloji nga Shtetet e Bashkuara ose ndonjë partner ndërkombëtar me të cilin kemi biseduar,” tha ajo.
E pyetur në lidhje me koordinimin midis talebanëve dhe ushtrisë amerikane javët e fundit, Psaki u shpreh: Ky nuk është i vetmi vend në botë ku ne duhet të punojmë me kundërshtarët.
KOHA JONË SONDAZH

