SHBA pranë të prekurëve, Blinken viziton zonat e prekura në Turqi

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do të udhëtojë sot në Turqi për një vizitë zyrtare. Blinken do të zhvillojë bisedime mbi mënyrat sesi Uashingtoni mund të ndihmojë më tej Ankaranë në tentativat për t’u përballur me pasojat e tërmetit shkatërrues që goditi vendin.

Në agjendën e bisedimeve që do të zhvillojë Sekretari amerikan i Shtetit në Turqi pritet të dominojë edhe çështja e zvarritjes së kandidaturave të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, të cilën Turqia deri tani ka refuzuar ta ratifikojë.

Ditën e sotme Blinken pritet që të vizitojë me helikopterin e tij zonat e goditura më rëndë dhe më pas të hënën do të ketë bisedime dypalëshe me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu.

Pas tërmetit, SHBA dërgoi një ekip kërkim-shpëtimi, furnizime mjekësore dhe mjete për thyerjen e betonit dhe një fond shtesë prej 85 milionë dollarësh në ndihmë humanitare në Turqi, e cila mbulon gjithashtu Sirinë.

SHKARKO APP