SHBA , Presidenti Obama në “Komedianët në makinë pinë kafe”

 

Presidenti Obama vjen në një rrëfim krejt ndryshe.

Nuk është larguar nga Shtëpia e Bardhë,  por komediani Jerry Seinfeld prezantoi për amerikanët dhe botën me një Barack Obama pak ndryshe, në episodin e tij të fundit “Komedianët në makinë pinë kafe”, një nga shfaqjet komedi më të famshme.

Në aventurën e tij më të fundit, presidenti Obama ka qënë i ftuar special i serive të tij.

Episodi i transmetuar zgjat 20 minuta dhe përgjatë kësaj kohe, presidenti amerikan është shfaqur i buzëqeshur dhe me shumë batuta.

Seinfeld kishte zgjedhur një makinë blu “Corvette Stingray” të vitit 1963 për ti bërë një xhiro njeriut më të pushtetshëm të botës.

Por për aryse sigurie, dy personazheve në fjalë iu desh të bënin xhiro përqark shtëpisë së bardhë, ndryshe nga ideja fillestare për të udhëtuar pa truproja nga los Anxhelos në rrugët e Nju Jorkut.

Pavarësisht se episodi zgjati vetëm 20 minuta, amerikanët mësuan se Obama i shfryn nervat duke mallkuar, se të brendshmet e tij janë të gjitha një firmë dhe një ngjyrë, që ai e heq gjithnjë vetë mjekrën dhe se ushqimi i tij i preferuar janë nacos.

Seinfeld dhe Obama diskutuan edhe për të metat e famës apo për momentet më të sikletshme të Obamës në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Me zë të mekur, Obama pranoi: “Ky është një ndër to”.

Edhe më herët Obama, në mënyrë krejt sportive dhe jashtë kostumit të presidentit, ka marrë pjesë në shfaqje të ndryshme si “The Tonight Show,” “The Daily Show” apo “The View.”

SHKARKO APP