SHBA, protesta dhe trazira në mbi 30 shtete

SHBA-të janë në ditët më të trazuara. Përgjaken protestat kundër racizmit në Amerikë, të cilat janë përhapur në mbi 30 shtete. Për të katërtën ditë radhazi pati manifestime paqësore, por edhe trazira e përleshje me policinë, dy prej të cilave me fatalitete.

Në Okland të Kalifornisë një agjent policie humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Ndërsa, në Detroid të Miçiganit, një 19-vjeçar mbeti i vrarë nga të shtënat me armë që vinin nga një automjet. E gjithë kjo valë protestash ka nisur si një lëvizje për të kërkuar drejtësi për George Floyd, i cili humbi jetën pas një arrestimi të dhunshëm nga policia në Mineapolis.

Qindra persona manifestuan edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, ku nuk munguan trazirat. Shërbimi sekret u konfrontua me ata që kërkonin drejtësi, teksa protestuesit mbanin në duar fotografi të Floyd dhe brohorisnin fjalët e tij të fundit “Nuk marr dot frymë”.

SHKARKO APP