SHBA “rrëzon” akuzat e Shkupit: Absurde të përfshihemi në destabilizimin e Maqedonisë

 

Ambasada amerikane në Maqedoni ka reaguar pas akuzave të Shkupit zyrtar se SHBA është përfshirë në destabilizimin e vendit. Në një deklaratë, ambasada e SHBA i ka quajtur absurde këto akuza.  

"Akuzat e parakohshme se SHBA ose disa organizata amerikanë janë të përfshira në destabilizimin e Maqedonisë janë absurde. SHBA duan paqe dhe stabilitet në Maqedoni, si pjesë e qëllimit tonë të vazhdueshëm: Evropa e tërësishme, e lirë dhe e qetë", thuhet në reagimin e kësaj ambasade.   

Ndërkohë, ambasada amerikane në Maqedoni është pajtuar me qytetarët dhe liderët e vendit për përfshirjen në NATO dhe BE.  

"Qytetarët e Maqedonisë dhe liderët e saj duan që të përfshihen në NATO dhe në BE, duke e ditur se ajo rrugë është më e mira për sigurinë dhe prosperitetin e Maqedonisë. Ne tërësisht pajtohemi me atë gjë", përfundon deklarata e ambasadës.

 

SHKARKO APP