SHBA: Rusia do kaos në Ballkan, të hapen negociatat për Shqipërinë e MV

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Matthew Palmer lëshon sërish alarmin për rrezikun rus. Sipas zyrtarit të lartë amerikan Moska synon të krijojë kaos dhe tension në vendet e rajonit.

MATTHEW PALMER

I DERGUAR I SHBA PER BALLKANIN

Ne jemi të shqetësuar për qëllimet ruse në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Rusia preferon një Ballkan Perëndimor që është i ndarë, që ka elemente kaosi, një zonë ku rusët mund te krijojne tension për ta përdorur si një pykë midis Ballkanit Perëndimor dhe bashkësisë ndërkombëtare.

I derguari i Uashingtonit thekson se Shtetet e Bashkuara kanë shpresa të mëdha që Bashkimi Evropian do të fillojë bisedimet e pranimit muajin e ardhshëm  me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

MATTHEW PALMER

I DERGUAR I SHBA PER BALLKANIN

Ne mendojmë se të dyja vendet i meritojne negociatat. Mendojmë se është një sinjal i rëndësishëm që duhet t’i dërgohet rajonit. Mendojmë se është thelbësore që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të kenë rrugë të qartë dhe perspektivë evropiane. Pyetja me të cilën Këshilli Evropian do të ballafaqohet në takimin e marsit, është nëse do të hapen negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Si Brukseli, ashtu edhe Uashingtoni, i kanë bërë thirrje vendeve anëtare të Unionit të korrigjojnë gabimin e vjeshtës, se kur Këshilli Europian nuk ia doli të arrinte konsensusin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

SHKARKO APP