SHBA/Shteti i Xhorxhias vendos numerim me dorë të fletëve të votimit, frikë nga manipulimi elektronik!

Komisioni zgjedhor i shtetit të Xhorxhias, që kontrollohet nga republikanët, votoi me shumicë 3 me 2 të premten për numërim me dorë të miliona fletëvotimeve në nëntor. Aktivistët që mbrojnë të drejtën e votës thane se vendimi mund të shkaktojë vonesa, të prodhojë gabime dhe të hedhë bazat për kundërshtime të stisura të procesit të numëritmit, në shtetin fushëbetejë.

Numërimi me dorë i votave është vendimi më i fundit në një sërë ndryshimesh të miratuara muajt e fundit nga një shumicë konservatore pro-Trump e komisionit, të cilët thonë se po përpiqen t’i bëjnë zgjedhjet e 5 nëntorit, më të sigurta.

Por grupet për të drejtën e votës thonë se ndryshimet mund të lejojnë anëtarët e bordit zgjedhor të vonojnë ose kundërshtojnë çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, duke e çuar procesin drejt kaosit në këtë shtet.

Xhorxhia është një nga shtatë shtetetet që mund të përcaktojë fatin e garën mes kandidatit republikan për President Donald Trump si dhe kundërshtares së tij demokrate, Nënpresidentes Kamala Harris.

Në zgjedhjet e vitit 2020, zoti Trump e humbi Xhorxhian me më pak se 12,000 vota krahasuar me kundërshtarin e tij demokrat Joe Biden. Zoti Trump ka pohuar, por pa dhënë asnjë provë, se rezultati ishte produkt i manipulimeve të gjera.

SHKARKO APP