SHÇBA raporton për situatën e policisë para Komisionit të Sigurisë, mungon opozita

E gjithë veprimtaria e Kontrollit të Brendshëm Policor përgjatë vitit 2017 është diskutuar në raportin vjetor që u shqyrtua në Komisionin e Sigurisë.

Drejtoresha e sapozgjedhur e SHÇBA-së, Anila Trimi dha shpjegime para deputetëve, në mbledhjen që u zhvillua me dyer të mbyllura, ku paraqiti problematikën mes policëve gjatë vitit të kaluar.

Në fillim të mbledhjes ajo foli edhe për inspektimin e SHÇBA-së, për veprimet e policisë gjatë protestës së dhunshme të Kalimashit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Veprimet e Policisë me protestuesit në Rrugën e Kombit po hetohen. Kemi kryer inspektim, por nuk kemi arritur ende në konkluzione” u shpreh ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm pak ditë më parë, Minsitria e Brendshme i tha Ora News se nga mbledhja e provave, SHÇBA konstatoi se asnjë nga policët pjesmarrës nuk i tejkaloi kompetencat gjatë kësaj proteste dhe se nuk është regjistruar procedim penal në prokurorinë e Kukësit, për policët.

Ndërkaq, në mbledhjen me dyer të mbyllura, mësohet se Trimi ka paraqitur raportin, ku shkruhet se përgjatë 2017-ës, janë proceduar 259 efektivë policie për shpërdorim detyre.

Vitin e kaluar janë gjetur me shkelje 88 punonjës policie më shumë se një vit në parë.

Në 2016-ën janë referuar materialet ne prokurori për 171 efektivë.

Nga ana tjetër mësohet se Trimi ka raportuar se 6 efektivë të SHÇBA-së, janë proceduar gjithashtu.

Deputetët mësohet se kanë kërkuar informacion rreth ndryshimeve në postet kryesore, emërimet e reja, gradat dhe veprimtaritë e disa oficerëve të lartë, emrat e të cilëve janë lakuar shpesh në media.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?