Shefi i FA mesazh shqiptarëve: Gjyshërve tanë iu kërkohej të shkonin në luftë, neve të rrimë në shtëpi
Shefi i Përgjithshëm i FA, Bardhyl Kollçaku i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24, foli për ndërhyrjen e ushtrisë për të vëzhguar masat e ndërmarra nga qeveria, sic ishte ndalimi i qarkullimit rrugor, një masë kjo për të luftuar përhapjen e COVID 19.
Sipas tij, në krahasim me një ditë më parë ku janë ndaluar më shumë se 600 drejtues mjetesh që shekelnin udhëzimin, numri i tyre u ul sot dhe ky është një lajm i mirë, që tregon për ndërgjegjësimin e popullsisë, tha ai.
“Shifrat janë premtuese, sot kemi 250 raste të proceduara, ka sensibilizim dhe ndërgjegjësim. Kërkohet disiplinë. Dua të përsëris thirrjen e ministrit Italian të Mbrojtjes: Gjyshërve tanë iu kërkohej të shkonin në luftë, neve vetëm të rrimë në shtëpi.Kjo shprehje vlen tani edhe për ne”,- tha ai, duke kërkuar që shqiptarët të bëjnë të njëjtën gjë.
Nëse situata agravohet, Kollcaku tha se në karantinën e ngritur te Kavalishenca janë në dispozicion 80 shtretër për të pritur pacinetë. Ai nënvijëzoi se ushtria dhe policia janë gjithahstu në gatishmëri të plotë përballë armikut të përbashkët, COVID 19.