Shefi i kabinetit të Tsipras: Do mbështesim përpjekjen e Shqipërisë për integrimin në BE

Karagunis: Do mbështesim me çdo mënyrë përpjekjen e Shqipërisë për integrimin në BE


Nga Kujtim VANI


Do të mbështesim me çdo mënyrë përpjekjen e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, si dhe jemi të hapur për bashkëpunimin me Ministrinë e Transporteve të Shqipërisë, për lidhjen e transportit me linjën detare mes Pireut dhe porteve të Shqipërisë, tha përfaqësuesi i kabinetit të kryeministrit grek Cipras, njëkohësisht shefi i Departamentit të Mardhënjeve Ndërkombëtare të Syrizas, zoti Stavros Karagunis gjatë një konference të organizuar nga  OJQ Reforma Reale In Albania, me qendër në Tiranë. Reforma Reale e Shqipërisë, ka organizuar të premten në Athinë një Konferencë me përfaqësitë e emigrantëve shqiptar në Athinë me temë: Ligji i ri i dhënjes së nënështetësisë për fëmijët e emigrtantëve të lindur në Greqi dhe brezit të dytë. Në këtë konferencë veç përfaqësuesëve të shoqatave të ndryshme të emigrantëve shqiptarë në Greqi, ishte i pranishëm edhe Ambasadori shqiptar në Athinë zoti Dashnor Dervishi, ish kandidati shqiptarë për deputet në zgjedhjet e 20 shtatorit zoti Jorgo Triha, si dhe përfaqësues të qeverisë, pushtetit lokal dhe politikës greke. Pas fjalës përshëndetëse të presidentit të Reforma Reale të Shqipërisë, zotit Glysen Zhllima, konferencën e ka përshëndetur edhe përfaqësuesi i qeverisë greke njëkohesisht shefi i Departamentit për Mardhënjet Ndërkombëtare të Syrizës, zoti Stavros Karagunis.Karagunis ka folur mbi rëndësinë dhe rolin e emigrantëve shqiptarë në zhvillimet ekonopmike dhe rolin e tyre në forcimin e mardhënjeve të dy vendeve Greqisë dhe Shqipërisë. Zoti Karagunis, pasi i ka njohur emigrantët me kontributin e Syrizës në përkrahjen e tyre, ka premtuar për një mbështetje më të madhe në të ardhmen duke i ftuar emigrantët shqiptarë që të bëhen pjesë e partisë Syriza, me pikësynimin që të trajtohen në mënyrë më efikase problemet e emigrantëve dhe të dëgjohet zëri i tyre. “Një nga ligjet e para që u votua kur erdhëm në pushtet ishte ligji për dhënjen e nënshtetësisë dhe pas zgjedhjeve të fundit Syriza do të mbështes vazhdimin e zbatimit të ktij ligji”. – tha përfaqësuesi i kabinetit të Kryeministrit Cipras, zoti Stavros Karagunis.  “Do doja tu falenderoja për prezencën dhe ndihmesën tuaj gjatë gjithë këtyre viteve, si dhe duam që kjo të vazhdojë më tej”- tha në vazhdim Karagunis. Ai tha se: “Nje nga problemet që është paraqitur kohët e fundit në lidhje me zbatimin e ligjit të nënështetësisë, është problem teknik që ka të bëjë me platformën elekronike, dhe jemi informuar që ka mundesi që në ditët e ardhëshme tetor-nentor të jetë çdo gjë gati dhe të funksionojë veprimi normalisht”. Karaguni i informoj emigrantët për kongresin e partisë që do të mbahet gjatë muajve të ardhshëm, duke u bërë ftesë emigrantëve shqiptarë që të jenë pjesë e këti Kongresi, ku të kenë mundësi të paraqesin edhe shqetësimet dhe problemet që i prokupojnë. “Për pak muaj partia Syriza, do mbajë kongresin e saj. Do dëshironim që emigrantët shqiptarë të jenë pranë nesh dhe të marrin pjesë, ku të dëgjohet zëri i tyre në organet e partisë tonë. Në këtë mënyrë do të na ndihmoni të zgjidhim problemet që paraqiten në lidhje me emigrantët, dhe jo ti lejojmë të shtohen ato”. Kemi diskutuar me organet zyrtare te emigranteve për zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Shumë e rëndësishme për ne është që para zgjedhjeve të fundit u zhvillua takim mes përfaqësuesëve të partisë sonë dhe përfaqesisë së emigrantëve shqiptarë në të cilin merrte pjesë edhe zv.Drejtorja e Përgjithëshme e Sigurimeve Shoqërore (IKA-ve), zonja Vasiliki Triandafilidhi, ku u diskutua dhe çeshtja e pensioneve të emigrantëve që për ne është çështje shumë e rëndësishme për tu zgjidhur”. Tha ndër të tjera zoti Karagunis i cili vazhdoi: “Gjithashtu për ne ka shumë rëndësi progresi i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit për në Bashkimin Europian, dhe me çdo mënyrë do mbështesim këtë përpjekje të Shqipërisë. Jemi të hapur në diskutimin me ministrinë e Transporteve për lidhjen me linjë detare të portit të Pireut me portet e Shqipërisë, dhe çdo përpjekje tjetër për lidhjet tregtare me Shqipërinë”. Tha zyrtari i lartë për mardhënjet me Jashtë. “Me Shqipërinë jemi popuj miq dhe për ne ka rëndësi që kur komshiu ynë fiton, dhe ne fitojmë, dhe e kundërta, kur ne fitojmë, fiton dhe komshiu ynë. Jemi këtu që t'ju dëgjojmë për çdo problem që shtrohet dhe që në të kaluarën qeveritë e kaluara nuk donin ti zgjidhnin, do përpiqemi ti zgjidhim së bashku. Ne nuk duam që emigrantët të ndjehen rob të sistemit. E kemi treguar që duam të jemi pranë jush. Ju falenderojmë që keni qenë dhe ju pranë nesh dhe për ndihmën që na keni dhënë me përvojën tuaj dhe keshillat tuaja për të zgjidhur problemet që kanë të bëjnë me emigrantët dhe shpresoj që dhe në të ardhmen do jemi bashkë. Ju falenderoj për ftesën e sotme, ka përfunduar fjalën e tij përfaqësuesi i Qeverisë dhe Shefi i Departamentit të Mardhënjeve Ndërkombëtare të Syrizës Stavros Karagunis. Ambasadori i Shqipërisë në Athinë zoti Dashnor Dervishi, pasi ka përshëndetur të pranishmitm dhe ka falenderuar organizatorët, e ka vënë theksin tek roli dhe kontributi i emigrantëve shqiptarë në zhvillimet e ndryshme të dy vendeve tona, si dhe ka vlersuar mardhënjet e fqinjësisë së mirë, duke vlersuar si armë kryesore përshtashmërinë kulturore, miqësinë, pozicionin gjeografik dhe traditat afërsisht të përbashkta që ndikojnë në mardhënjet e mira dhe të fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Fjala e plotë e Ambasadorit Dashnor Dervishi

“Së pari shpreh kenaqesinë time që ndodhem përsëri këtu midis jush në këtë aktivitet. Shpreh kënaqësinë time për praninë e përfaqësuesve të qeverisë dhe të kishës greke. Shqipëria dhe Greqia janë dy vende fqinjë. Por jo vetëm dy vende fqinjë, po dhe dy popuj me karakteristika të përbashkëta, me histori të përbashkët, me të mirat dhe të këqijat e përbashkëta. Dy popujt tanë e kanë ndarë gjithmonë si të mirën dhe të keqen bashkarisht. Jo vetëm në lëvizjen e lirë të njerëzve, por edhe në distancë të tyre sepse dihet që e mira e gjitonit e zë dhe fqinjin, dhe e kundërta kështu që dhe me kufinjë të ndarë jemi të destinuar të ndikojmë ndaj njëri tjetrit. Të gjithë popujt fqinjë mund të jetojnë në harmoni dhe në bashkëpunim, por ndonjëherë dhe mund të '' grinden''. Historia jonë e njëqindvjeçarit të fundit tregon se ne kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe shumë pak gjëra që na ndajnë. Janë ato gjëra që janë karakteristikë e njeriut jo për tu grindur por për t'u ''llastuar'' me shumë. Tashmë Greqia ka treguar se është një vend me tradita të vjetra demokratike dhe kriza greke e viteve të fundit, tregoi sa të thella i ka rrënjët demokracia në Greqi që po arrin të kapërcejë këtë krizë me pasoja sociale dhe politike më të vogla se mund të kishin qenë në qoftë se kjo krizë do të prekte çdo vend tjetër të botës. Kam përshtypjen dhe bindjen që pas vështirësive të viteve të para të emigrantëve shqiptarë dhe shtetit grek, sot mund të them që ajo pjesë e shqiptarëve që e ka vendosur të qendrojë në Greqi, është intergruar në mënyrë krejt të natyrshme në realitetin e shtetit grek. Qeveria shqiptare mendon që njerzit të cilët duan të marrin nënshtetësinë greke në të ardhmen do shërbejnë si një urë lidhje në marrdhëniet mes dy popujve por dhe në mes dy qeverive tona. Mos të harrojmë se në Shqipëri nuk ka pothuajse asnjë familje që të mos ketë të paktën një emigrant në Greqi. Kështu që është një kontribut direkt në forcimin e marrdhënieve jo vetëm në mes të qeverive por dhe midis popujve. Unë gjej rastin të përshëndes maxhorancën që mori iniciativën për mbështetjen e këtij ligji, dhe u uroj përfaqësuesve të qeverisë aktuale në Greqi, suksese në qeverisjen e vendit”. – ka përfunduar fjalën ambasadori ynë Dashnor Dervishi. Konferencën e kanë përshëndetur edhe Kryetari i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, zoti Edmond Guri, kryetari i Unionit të emigrantëve zoti Ardian Daullja, përfaqësuesi i Pasokut, z. Vasilis Kronopulos, përfaqësuesë nga zyra e shtypit e Syrizës, zv/presidenti i përgjithshëm i Reformës Reale të Shqipërisë, zoti Ardian Xhemali etj. OQJ Reforma Reale, në kuadër të një organizimi më të madh ka krijuar edhe degën e sajë për Greqinë, ku kryetare u zgjodh zonja Brunilda Lika, kryetar plotësues z.Brian Gjini, nënkryetar i parë z. Ferdinan Jorgo,  nënkryetar i dytë z. Irfan Abazi, Sekretare për Marrëdhanjet me publikun znj. Sonila Mëhillaj, Sekretare për programet europiane znj. Eliana  Kuqo dhe Sekretare për Çeshtjet Kulturore dhe Rininë, zonja Ilsa Tina Mane. Reforma Reale e Shqipërisë është një Organizatë Joqeveritare – Jofitimprurse e themeluar më 06/09/2013 me qendër në Tiranë, e cila në bazë të statutit dhe ligjit, gëzonë të drejtën për krijimin e degëve të sajë si në territorin e Shqipërisë edhe në vende të ndryshme të Europës e më gjërë. Misionio i sajë është angazhimi për promovimin e vlerave dhe parimeve europiane.

SHKARKO APP