Shefi i komisariatit lavde mjekes Çomos: Pa ty pak shanse kisha t’ia dilja

Një të fituesit e betejës me Covid-19, është edhe shefi i komisariatit të Përmetit, Petrit Gjokaza. Përmes një statusi në facebook, bashkëshoqëruar me foton e shefes së infektivit në QSUT, Najada Çomo, ka shprehur mirënjohje ndaj saj, duke e falënderuar për shërbimin mjekësor ashtu edhe për frymën pozitive që përcillte ajo. Ai shton se pa atë nuk do ia kishte dal mbanë.

Postimi i plotë

Të detyrohem shumë. Lumë ata fëmijë që të kanë për nënë. Je një grua e mrekullushme për sa dite ndenja në spital se kuptova ku je më lart në mjekësi, psikologji anën njerezore sa herë trokite në dhomën time më solle atmosfere nënë.

Pa ty dhe Drejtor Ardin Veliun, pak shanse kisha t’ia dilja. Flm që egzistojnë njerëz si ju që të motivoni ta mboshtësh këtë virus të pabesë.

Do kthehem më i fortë se kurrë për veten time për fëmijët e mi dhe për të gjithë ata që më duan dhe i dua. Qenkam me fat që paskam kaq shumë miq. Përqafime për të gjithë ju.

SHKARKO APP