Shefi i Komisariatit të Tepelenës dhunon qytetarin në kazino

 

Një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit është denoncuar për ushtrim të dhunës ndaj qytetarëve.Këtë herë bëhet fjalë për n, aktualisht Drejtor i Komisariatit të Sarandës.

Në një video të publikuar online, ai është regjistruar duke dhunuar një qytetar në një sallë lojërash fati në Tepelenë.

Ngjarja raportohet se është shënuar gjatë muajit shkurt 2014,në kohën kur Shehu ishte shef i komisariatit të Tepelenës.

Pas publikimit të videos, ka ardhur dhe reagimi i policisë së qarkut Vlorës.Përmes një njoftimi për mediat në orët e vona të mbrëmjes së të premtes( 8 maj 2015), blutë bëjnë me dije se: “Ky konflikt midis tij dhe njé qytetari nga Tepelena, ka ndodhur kohé mé pérpara né shkurt té 2014-és dhe ka rezultuar pér motive personale dhe jo pér çéshtje pune”.

Policia thekson se jané kryer té gjitha hetimet nga Prokuroria e Rrethit Gjirokastér ku pér pasoje çéshtja u pushua dhe efektivi i policisë Shehu  u rikthye pérseri né krye té detyrés.

Ndérkohe tani me ri-hapjen e késaj çéshtjeje néper rrjetet sociale, Shefi i Komisariatit Sarandé éshté pezulluar nga puna deri né sqarimin e ploté te rrethanave.

SHKARKO APP