Shefi i NATO-s përkujton ushtarakët që humbën jetën në Letoni

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së tyre për shtyp shprehën ngushëllimet për humbjen e dy dëshmorëve gjatë misionit në Letoni, Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj. Stoltenberg shprehu mirënjohjen për dy ushtarakët trima teksa tha se mendimet e tij shkojnë për familjarët e tyre.

“Dua të shpreh mirënjohjen për dy ushtarakët trima që humbën jetën muajin që shkoi. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për familjet e tyre”, tha Stoltenberg. Edhe kryeministri Edi Rama i përcolli edhe njëherë ngushëllimet familjareve të dy dëshmorëve duke thënë se kjo ishte një ngjarje e rëndë dhe një moment reflektimi për sakrificat e FA.

“Dua ti përcjell edhe publikisht, familjeve të dy dëshmorëve tanë në misionin në Letoni të shprehjes së ngushëllimeve dhe mirënjohjes nga ana e sekretarit të përgjithshëm. Ishte një ngjarje e rëndë për FA-të dhe vendin tonë dhe një moment reflektimi lidhur me sakrificat e Forcave tona të Armatosura”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?