Shefi i OBSH-së në Tiranë flet për Covid-19: Vaksinat mbërrijnë për disa javë

Shefi i ri i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr. Gerald Rockenschaub, e vlerëson si të stabilizuar situatën e Covid 19, edhe pse variantet e reja për të mund ta përkeqësojnë situatën.

”Shohim një lloj stabilizimi të numrit të rasteve te diganoztikuara me këtë infeksion, një rënie të lehtë, por nuk mund të jemi të qetë, pasi ajo që po shohim është qarkullimi i shtameve mutante të virusit në një numër të madh vendesh të Europës dhe ne jemi të shqetësuar se ato mund të kenë ardhur edhe në Shqipëri”,-tha Rockenschaub.

I pyetur në lidhje me kapacitetet e Shqipërisë për luftën ndaj Covid-19, ai e shikon si problem ikjen e mjekëve të mirë. Në lidhje me vaksinat të cilat deri më tani qeveria i ka siguruar direkt nga kompania Pfizer, Rockenschaub thekson se OBSH-ja po përshpejton mbërritjen e një sasi nga AstraZeneca përmes rrjetit Covax.

”Ne po përshpejtojmë procedurën e ardhjes së dërgesës së parë të vaksinave në fare pak javë dhe presim disa qindra mijëra doza në sasi të ndara nga AstraZeneca deri në muajin maj në mënyrë që fushtata e vaksnimit të vijojë. Mendoj se shumë më tepër duhet bërë. Kemi nevojë për më shumë solidaritet ndërkombëtar, fuqizim të kapaciteteve prodhuese dhe fuqizim të kapaciteteve te vaksinimit këtu në Shqipëri”,-tha më tej Rockenschaub.

SHKARKO APP