Shefi i protokollit të Princ Lekës: Videon e sherrit e ka publikuar prokuroria

Shefi i protokollit të oborrit mbretëror, Beniamin Bakalli, ka shprehur mendimin e tij në lidhje me publikimin e videos-skandal, ku shihej sherri i Elia Zaharias me Princ Lekën.

Sipas tij kjo video është publikuar nga prokuroria, pasi nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla. Bakalli shprehet se kjo video nuk është në favor as të Elias as të Princ Lekës dhe pala e tretë që e ka publikuar këtë video nuk e ka menduar se do bëhej kaq virale.

“Për mua fajtor është prokuroria për publikimin e videos. Unë isha në Romë kur ndodhi dhe ne shqiptarët nga prokuroria apo SPAK-u e dimë dy javë para që do arrestohet Berisha. Nga e dimë këtë informacion? 100% fajtore është prokuroria. Video është dorëzuar me USB në zarf të mbyllur në polici. Nuk mendoj se e ka bërë policia, brenda 24 orëve e ka dorëzuar në prokurori dhe zarfi është hapur në prokurori dhe çdo gjë doli hapur. Kjo video është nxjerrë nga persona të tretë të cilët nuk e kanë menduar se kjo video do bëhej kaq virale, pra nuk i kanë menduar pasojat”, ka thënë Bakalli në Top News.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?