Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Greqisë, viziton ushtarët në kufi me Shqipërinë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë, gjenerali Jorgos Kambas, ka vizituar disa pika ushtarake në kufi me Shqipërinë. Kambas i realizoi këto vizita ditën e shtunë, më 10 nëntor, kryesisht në repartet e Prefekturës së Follorinës, ndërsa mediat vendase shkruajnë se qëllimi i inspektimit të gjeneralit ishte testimi i gatishmërisë së ushtarëve dhe ngritja e moralit të tyre. Gjatë vizitës së tij, ai vuri në dukje disiplinën e lartë të stafit dhe pati mundësinë të bisedojë me ta. Në të njëjtën kohë, gjenerali vlerësoi moralin e lartë të ushtarëve dhe uroi drejtuesit për shërbimin që ata ofrojnë në territorin Grek.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?