Shefi i Urgjencës jep kurajo pas shërimit: Pasojat e COVID-19 janë “fryrë”, pasi ky virus nuk shkakton vdekjen e çdo personi që infektohet

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i cili rezultoi pozitiv me Covid-19, gjatë një lidhje për emisionin Opinion foli mbi gjendjen shëndetësore si është pas shërimit.

Brataj tha se pasojat e COVID-19 janë “fryrë”, pasi ky virus nuk shkakton vdekjen e çdo personi që infektohet.

“E kemi fryrë shumë koronavirusin e kemi bërë gogol që po të kapi të vdiqe, kjo nuk është e vërtetë fare, rreth 75% nuk kanë simptoma. Nuk shfaqin probleme dytësore, mendoj se të infektuarit e shëruar janë më shumë”, tha  ndër të tjera shefi i Urgjencës Brataj.

Nga data 21 mars që unë kam qenë i izoluar deri sot, pavarësisht se dy testet dolën negative. Problemi është sa të kalosh situatën e luftës, dy-tre ditët e para ndieja lodhjen, pafuqinë por që nuk kisha shenja, pastaj pas 4-5 ditët e para normal temperatura dhimbja e fytit dhe diarrea. Ishte dhe problemi i polmoneve, Unë bëra dhe një skaner që në ditën e 5 për të parë mushkritë, ma bën pak me hile kolegët e mi nuk ma treguan, pasi kisha probleme.

Ishin zhdukur pothuajse fare. Është një virus i ri dhe nga imazheria dukej që ishin shenjat e vatrave të infeksionit gjë që tregon se të paktën nuk është si infeksionet baketriale që të lënë probleme më të mëdha respiratore.  Vetëm në ditët e para kam qenë shtrirë, por pjesën më të madhe isha në lëvizje. Bëra 10 km brenda banesës.

Nuk jam në formë 100%. NË fillim doja ta merrja vten sa më shpejtë, por kuptohet që mundësia pulmonare ajo është. Jam në formë por jo 100%. Për fat të mirë kaloi faza e keqe. Sasia e oksigjenit është 97-98 saç e kam patur dhe më parë. Nuk mendoj do të ketë probleme më tej. Gjendja kur je i ndaluar, të gjitha indet fillojnë ta ndiejnë mosaktivizimin.

E kemi fryrë shumë koronavirusin e kemi bërë gogol që po të kapi të vdiqe, kjo nuk është e vërtetë fare, rreth 75% nuk kanë simptoma. Nuk shfaqin probleme dytësore, mendoj se të infektuarit e shëruar janë më shumë”.

SHKARKO APP