Shefi i Urgjencës Kombëtare, Brataj: Ja pse numri i të shtruarve në spital nga koronavirusi në Shqipëri është i ulët

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se numri i personave të shtruar në spital nga koronavirusi në Shqipëri është i ulët.

Sipas tij një nga faktorët është edhe vaksinimi, sidomos vaksina e turbekulozit.

Shumë hipoteza qarkullojnë. Nga realiteti që shohim, shohim që spitalet dhe urgjencat kanë rënë mbi 50% numri i pacientëve në spital. Kjo kuptohet nga frika, nga ankthi. Kjo tregon që këto kalime në urgjencë të kota kanë qenë në numër të madh. Një faktor është fakti i vaksinimit të popullsisë shqiptare që kanë qenë në masë nga vitet 60 e këtej, sidomos ajo e tuberkulozit.

Faktorë të tjerë janë ato të izolimit. Jo vetëm Covidi por ne nuk patëm as grip. Sepse edhe gripi është sëmundje infektivi dhe ishte në sezonin e vet. Pra ka një ulje drastike, po të pyesësh epidemiologët dhe të shikosh statistikat nuk përkojnë me vitin e kaluar, sepse izolimi i kufizon ato.

Janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në uljen e këtij numri edhe të shtruarve në spital”, tha Brataj për Ora News.

SHKARKO APP