Shefi i zyrës së shypit në PD, Lela: Gjuha e Ramës përpjekje për të bërë mjegulla të mëdha

Shefi i zyrës së shypit në PD, gazetari Alfred Lela thotë se batutat e Edi Ramës ditën e sotme në Samitin e BE-së, treguan vetëm se kryeministri u mundua të fshehë problemin nëpër mjegull.

”Një konflikt i dytë që minon përpjekjen e kryeministrit tonë për të fshehur problemin. Në vend që të përballemi e problemin ne gjejmë mjegulla ku ta fshehim. Putini i sëmurë e gjëra të tilla janë batuta që nuk shqetësojnë askënd e nuk i bijnë askuj në sy.

U bënë tetë herë që i trokasim te porta, këtë radhë na penguan por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Para tre vitesh edhe ne e penguam Maqedoninë e Veriut. Duhet të përballemi me problemin si qeveri e si opozitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është kombëtare përfshin të gjithë shqiptarët. Kjo është e vetmja dalje, batuta mund të themi të gjithë por batutat e një vendi të vogël si Shqipëria nuk bëjnë fare zhurmë e nuk ngrenë peshë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?