Shefja e Infektivit: Covid, sëmundja më e tmerrshme që kam parë! Shumë herë kam derdhur lot, ja momenti më i vështirë

Pas 3 muajsh në vijën e parë të betejës me koronavirusin, shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, ka vendosur të flasë, duke treguar ç’ndodh brenda mureve, ku trajtohen të infektuarit me virusin e rëndë.

Teksa dha detaje për punën në Spitalin Infektiv, Çomo tha për ‘Open’ se kjo është semundja më e tmerrshme që është përballur në historinë e punës së saj.

“Kjo është sëmundja më e tmerrshme që unë kam parë në historinë e punës time. Kjo sëmundje ka shumë të papritura. Mendon se ke vendosur në rregull çdo gjë dhe për një orë ndryshon gjithçka. Gjendja e të infektuarve ndryshon krejt papritur”, deklaroi Çomo.

Shefja e Infektivit tregoi edhe momentet e vështira kur i është dashur të informojë të afërmit e pacientëve që kanë ndërruar jetë.

“Më ka ndodhur të përcjell amanetin e fundit në disa raste. Kjo është një nga gjërat më të vështira. Të flasësh në telefon me një të panjohur dhe t’i tregosh se një i afërm ka humbur jetën, është shumë e vështirë. Shumë herë kemi derdhur lot me infermierët dhe kolegët”, tha Çomo.

SHKARKO APP